Gjithnjë e më afër Valencias

Futboll

Gjithnjë e më afër Valencias

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:45
Arthur Melo

Arthur Melo raportohet së është shumë afër kalimit në Valencia pasi që është ngrirë nga skuadra e Juventusit.

Mesfushori 25 vjeçar nga Brazili nuk është ftuar nga Massimiliano Allegri për turneun në SHBA, duke e lënë atë që të stërvitet individualisht në Torino. Juventusi janë gati që ta largojnë Arthurin nga skuadra.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, Arthur do të huazohet në Valencia në fillim të javës së ardhshme pasi që bisedat mes dy palëve kanë filluar dhe spanjollët kanë një ofertë për të.

Skuadra e Gennaro Gattusos i ka ofruar Bardhezinjë një marrëveshje huazimi ku dy skuadrat do ta ndajnë pagën e tij neto për 5 milionë euro. Arsenali nuk e kërkon më Arthurin pas interesit të tyre në janar dhe një rikthim në Barcelonë është i vështirë të ndodh shkaku i problemeve financiare të Barcelonës.

Sezonin e kaluar, Arthur bëri 31 paraqitje në të gjitha garat duke bërë një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat