Turpi i madh në Rusi, kështu thërrasin kundër Kosovës

Futboll

Turpi i madh në Rusi, kështu thërrasin kundër Kosovës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:00
Turpi i madh në Rusi, kështu thërrasin kundër Kosovës

Tifozët rusë me sjellje primitive ua kanë bërë qejfin serbëve në ëndrrën e tyre të përbashkët.

Në fakt, tifozët e Rubin Kazanit dhe atë të ekipit FC Ufa, janë bërë bashkë duke thirrur “Kosova është Serbi”.

Mediumi serb “Kurir” këtë e ka quajtur si një lajm të mrekullueshëm, që vjen nga Rusia.

Në fakt, tifozët e këtyre dy klubeve nuk janë dhe aq miqësore, njoftojnë mediat ruse, por që janë bërë bashkë për, sipas tyre “problemet në provincën jugore të Serbisë”, pas përshkallëzimit të situatës në Kosovë të dielën.

Tifozët e Rubin Kazanit thirrën “Kosova”, ndërsa ata të ekipit FC Ufa “Serbia”.

Rubini dhe FC Ufa ranë nga liga elitare ruse sezonin e kaluar dhe tash synojnë të rikthehen në Premierligën ruse.

Kjo ndeshje përfundoi baras, 0:0.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat