Messi nuk rinovon me PSG, Laporta në sulm për ta rikthyer

Futboll

Messi nuk rinovon me PSG, Laporta në sulm për ta rikthyer

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:49
Messi nuk rinovon me PSG

Thuhet se klubi blaugrana ka filluar bisedimet për të rikthyer vitin e ardhshëm sulmuesin argjentinas dhe njëherë në “Camp Nou”.

Sezonin e ardhshëm, kontrata e argjentinasit me PSG-në do të përfundojë dhe ende nuk shihet asnjë shenjë për rinovim nga të dyja palët.

Kështu Barcelona është gati të përfitojë dhe të dërgojë një ofertë për ta sjellë në skuadër me parametra zero.

Laporta nuk ka humbur nga rasti dhe ka nisur menjëherë bisedimet me agjentin e Mesit dhe është i gatshëm që të pranojë kërkesat e argjentinasit.

Edhe trajneri i katalanasve, Çavi Hernandez, është shprehur nëpër intervista se do të ishte i lumtur që të kishte 35-vjeçarin në skuadrën e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat