Reali ndjek këmba - këmbës

Futboll

Reali ndjek këmba - këmbës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:17
Haaland

Reali i Madridit është mjaft i përqendruar në të tashmen, por pa harruar të ardhmen. Drejtuesit e Realit vazhdojnë të mendojnë edhe për periudhën post-Benzema.

Dështimi me Mbapenë ka bërë që në Madrid të jenë edhe më të kujdesshëm dhe të gjithë e kanë të qartë se objektivi i madh është Erling Haland.

Norvegjezi, i cili ka nisur aventurën me Sitin në Premier shihet si pasuesi ideal i Karim Benzemasë kur francezi të varë këpucët në gozhdë. Sipas emisionit “El chiringuito de Jugones”, te Reali nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë vendosur të “markojnë” një për një norvegjezin, duke dërguar emisarë në çdo ndeshje të Mançester Sitit.

Pas dy sezoneve të para në Mançester, për Halandin mund të aktivizohet një klauzolë largimi me Realin favorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat