Depay ka arritur marrëveshje me Juventusin

Futboll

Depay ka arritur marrëveshje me Juventusin

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:35
Depay

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay dhe Juventusi kanë arritur nj marrëveshje për kushtet e kontratës.

Sulmuesi 28-vjeçar do të ndërpresë bashkëpunimin me Barcelonën, ndaj do të shkojë në klubin torinez si lojtar i lirë.

Holandezi ka rënë dakord me Juventusin për një kontratë dyvjeçare, sipas së cilës do të fitojë rreth 5 milionë euro në sezon, bën të ditur gazetari Rudy Galetti. Transferimi i lojtarit duhet të zyrtarizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Memphis Depay kaloi vetëm një sezon te Barcelona, ​​duke shënuar 13 gola dhe dy asistime në 36 ndeshje për katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat