Xavi: Reali është favorit për ta fituar titullin kampion

Futboll

Xavi: Reali është favorit për ta fituar titullin kampion

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:21
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez e ka favorizuar Real Madridin si skuadër që ka më shumë gjasa ta fitojë La Ligan.

Në një intervistë të dhënë së fundi për Radio Estatio, ai tha se skuadra e tij është vetëm kandidat për ta kapur vendin e parë.

“Real Madridi është favorit për ta fituar titullin kampion, ne jemi kandidatë”, u shpreh ai.

Barcelona është duke bërë një merkato të mire, në bazë të emrave të cilët zbarkuan në “Camp Nou” në këtë verë.

Gjithsesi, kjo nuk po i mjafton teknikut që ta cilësojë skuadrën e tij si favorite për titull. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat