Manchester United është duke negociuar me Atleticon për Moratan

Futboll

Manchester United është duke negociuar me Atleticon për Moratan

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:25
Alvaro Morata

Manchester United dhe Atletico Madrid janë në negociata për Alvaro Moratan.

Sipas raportimeve nga ‘The Athletic’, United dhe Atletico janë në bisedime për transferimin e spanjollit në ‘Old Trafford’.

Atletico e vlerëson sulmuesin në rreth 35 milionë euro dhe nëse United përputhet me çmimin e kërkuar, atëherë sulmuesi mund të kthehet në Premier Ligë.

Interesim për Moratan kanë shfaqur edhe Juventusi, por që një tjetër rikthim i spanjollit në Torino nuk pritet të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat