Ten Hag: Skuadra të marrë përgjegjësinë!

Futboll

Ten Hag: Skuadra të marrë përgjegjësinë!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:06
Ten Hag

Manchester United u poshtërua në ndeshjen në transfertë ndaj Brentofrd, e cila u mbyll me rezultatin 4-0.

Duke folur për “Sky Sports”, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag tha: “Është e vështirë për mua, është e habitshme kur e fillon ndeshjen kështu. Në 35 minuta pësuam katër gola.

Skuadra duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen shumë keq për tifozët. Ata bënë gjithçka për të na mbështetur, por ne i zhgënjyem.

Duhet të merrni përgjegjësi në fushë si ekip dhe si individë, kjo është ajo që ne nuk bëmë. Ajo që u kërkova atyre të bëjnë është të luajnë me besim dhe të marrin përgjegjësi për performancën. Ne duhet të punojmë për këtë. Menaxheri është gjithashtu përgjegjës. Ai ka përgjegjësinë kryesore dhe unë do ta marr atë dhe do të punoj për këtë.”

Kjo është disfata e dytë radhazi për United, pasi edhe në javën e parë regjistroi rezultat negativ, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat