Chelsea ofron 40 milionë funta për sulmuesin 21-vjeçar

Futboll

Chelsea ofron 40 milionë funta për sulmuesin 21-vjeçar

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:54
Chelsea ofron 40 milionë funta për sulmuesin 21-vjeçar

Pas largimeve të Werner dhe Lukakut, Chelsea është duke punuar shumë për të përmirësuar sulmin dhe këtë ka në plan ta bëjë me një afrim të ri.

Emri në krye të listës së “Bluve” të Londrës është Anthony Gordon, me 21-vjeçarin që aktualisht ndodhet në pronësi të Everton.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, një ofertë prej 40 milionë funtash e bërë për sulmuesin është refuzuar menjëherë nga Everton, që nuk pranon ta lërë “xhevahirin” e skuadrës të largohet.

Gordon ka kontratë deri në 2025-ën me “The Toffees” dhe duket e vështirë që të bëhet i mundur kalimi i tij te Chelsea.

21-vjeçari ka qenë pjesë e Everton që fëmijë dhe “Blutë” e qytetit të Liverpoolit e shikojnë si garanci të së ardhmes sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat