Chelsea nuk heq dorë nga Casadei dhe Dumfries

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga Casadei dhe Dumfries

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 20:31
Tuchel

Chelsea po insiston për transferimin e Cesare Casadei dhe Denzel Dumfries.

‘Blutë e Londrës’ po kërkojnë të marrin shërbimet e dy lojtarëve të Interit.

Skuadra e Premier Ligës ka bërë disa oferta për adoleshentin Casadei, i cili gjithashtu kërkohet nga Nice dhe Sassuolo, por deri më tani ‘Nerazzurët’ po refuzojnë ta lënë atë të shkojë pa përfshirë të paktën një klauzolë kthimi.

Tani ‘Tuttosport’ pretendon se Chelsea po synon gjithashtu Dumfries, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen hapëse 2-1 të Interit në Serie A kundër Lecce të shtunën në mbrëmje.

Çmimi që ‘Nerazzurrët’ i kanë vendosur holandezit është 50 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja në mes klubeve për lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat