Pioli ka gjetur një gjithçkabërës për Milanin

Futboll

Pioli ka gjetur një gjithçkabërës për Milanin

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:49
Pioli ka gjetur një gjithçkabërës për Milanin

Rade Kruniç mbërriti te Milani në verën e vitit 2019 për 8 milionë euro nga Empoli, teksa të shtunën luajti si titullar në vend të Sandro Tonalit në Milan-Udineze 4-2. Për Stefano Piolin, boshnjaku është një alternativë ideale për mesfushën sepse di të mbulojë çdo zonë. Shkatërrues, regjisor apo fantazist për 28- vjeçarin nuk bën diferencë.

Ai mjaftohet me faktin që hidhet në fushë, ku edhe jep gjithçka, siç bënte vjet kur Pioli e aktivizoi në një rast edhe si mbrojtës të djathtë.

Në dy vitet e fundit ai ka dëshmuar se është një efektiv i rëndësishëm për ekipin, ndaj edhe klubi ka vendosur t’i zgjasë skadimin e marrëveshjes aktuale me kuqezinjtë, e vendosur më 30 qershor 2024.

Gjatë ndeshjes së ligës së parë kundër Udineses, Rade Kruniç, i cili zëvendësoi Sandro Tonalin, i padisponueshëm, shënoi numrin më të madh të driblimeve nga të gjithë lojtarët që dolën në fushë. Milan apo Udineze nuk bën dallim.

Për boshnjakun, 3 driblime të suksesshme. Kështu raporton “Match Report” të dhënat e së cilës janë publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Serisë A. Pas fitores të shtunën, ai postoi një foto në “Instagram” për të festuar, me një koment që tregon gjithë gëzimin dhe kënaqësinë e tij: “Grup i madh, fitore e madhe, përballë një publiku të mrekullueshëm!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat