Shkodranët i mban peng një mesazh nga Turqia

Futboll

Shkodranët i mban peng një mesazh nga Turqia

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:27
Shkodranët i mban peng një mesazh nga Turqia

Vllaznia zyrtarizoi marrëveshjen me mesfushorin me tipare sulmuese, Esat Mala, pak ditë më parë, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një kontratë 2-vjeçare.

Burime në klubin shkodran konfirmuan dje për “Panorama Sport”, se kontrata e lojtarit është depozituar edhe në sektorin e garave në FSHF-së.

Mirëpo, deri të martën, në sistemin e transferimeve, nuk kishte mbërritur ende “OK” nga klubi turk që Mala ishte nën kontratë, Giresunspor.

Drejtuesit kuqeblu janë të bindur se regjistrimi i tij zyrtarisht është çështje orësh, teksa bëhet fjalë për diçka burokratike nga pala turke, e cila duhet të konfirmojë në sistem dhënien e leje kalimit, për t’i hapur më pas rrugën federimit për llogari të Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat