Modriç merr respektin

Futboll

Modriç merr respektin

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:57
Modriç

Real Madridi ka fituar transfertën me Celtic-un me rezultatin 0-3.

Kampionët në fuqi janë pritur në Skoci nga një stadium i stërmbushur që nuk zhgënjeu të jepte një atmosferë drithëruese.

Brohorimat nuk munguan që nga fillimi i sfidës, duke e bërë edhe më të bukur ndeshjen.

Por tifozeria e Celtic-ut diti të tregojë klas edhe me sjelljen ndaj kundërshtarëve.

Luka Modriç është zëvendësuar gjatë takimit dhe është shoqëruar jashtë vijave kufizuese me duartrokitjet e tifozëve të Celtic-ut.

"Një respekt i jashtëzakonshëm për kroatin, të cilit i ka bërë përshtypje dhe ka vendosur t’i falenderojë publikisht përmes rrjeteve sociale. “Një atmosferë e veçantë. Faleminderit ‘Celtic Park’”, ka shkruar Luka Modriçi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat