Struga Trim Lum po thyen rekord në Kampionatin e Maqedonisë 

Futboll

Struga Trim Lum po thyen rekord në Kampionatin e Maqedonisë 

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:47
Struga Trim Lum po thyen rekord në Kampionatin e Maqedonisë 

Struga Trim Lum po thyen rekord në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Tetë ndeshje po aq fitore dhe kryesojnë renditjen me 24 pikë të mbledhura.

“FC Struga Trim & Lum ka regjistruar edhe fitoren e 8-të me radhë, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë që ka skuadra. 

Para djelmoshave të Srgjan Zaharievskit sot në Strugë u dorëzuan edhe futbollistët e Tikveshit, që për në Kavadar i përcollëm me dy gola në rrjetën e tyre, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Goli i parë mban firmën e Besart Ibraimit, i cili më së miri u gjend në tollovinë e krijuar para portës kundërshtare, ndërsa golin e dytë dhe të sigurisë, i cili konfirmoi fitoren e 8-të të njëpasnjëshme të FC Struga Trim & Lum e realizoi mbrojtësi Darko Ilieski, i cili mjaft mirë priti një top në shtyllën e dytë, pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi. 

Me këtë 3 pikësh, F.C. Struga TRIM & LUM tashmë numëron plotë 24 pikë, 10 më shumë se Sileksi i vendit të dytë, ndërsa vlen të theksohet se dy kampionët  e fundit, Shkëndija dhe FC Shkupi renditen në pozitat 3 dhe 4, me 12, gjegjësisht 11 pikë”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat