Conte: Më në fund, me kaq shumë ndeshje na duhet rotacioni

Futboll

Conte: Më në fund, me kaq shumë ndeshje na duhet rotacioni

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 22:17
Conte

Tottenham mori një super rezultat ndaj Leicester City-t, të cilin e mundi me rezultatin 6-2, me protagonist Heung-Min Son, i cili realizoi hat-trick.

Sulmuesi koreano jugor kaloi kështu “thatësirën” e gola, duke realizuar për herë të parë në këtë sezon të Premier League.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri Antonio Conte theksoi: “I thashë se nëse ai shënonte tre gola në 30 minuta, ndoshta do ta përsërisnim këtë eksperiment, por po bëja shaka.

Jam me fat, kam një grup të shkëlqyer lojtarësh. Ne duhet të fillojmë të mendojmë ndryshe nëse do të bëjmë hapin tjetër.

Kur vendosa të sjell Bissouma-n dhe të luaj me tre mesfushorë dhe të sjell Son-yn te Kane për të shfrytëzuar sa më shumë hapësirën, ishte shumë bukur, sepse na dha më shumë ekuilibër dhe ne shfrytëzuam aftësitë e Kane dhe Son.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat