Ndeshja Izrael - Shqipëri, zbulohet arbitri që do të drejtojë sfidën e Ligës së Kombeve

Futboll

Ndeshja Izrael - Shqipëri, zbulohet arbitri që do të drejtojë sfidën e Ligës së Kombeve

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:34
Ndeshja Izrael - Shqipëri, zbulohet arbitri që do të drejtojë sfidën e Ligës së Kombeve

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit, në një sfidë që do të gjykohet nga një katërshe arbitrash lituanezë.

Ky takim i është besuar kryesorit Donatas Rumsas, i cili ka gjykuar 217 ndeshje gjithsej në karrierën e tij.

Ai vendos drejtësi në kampionatin lituanez prej pak vitesh, por gjithashtu ka arbitruar edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Europa League.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ka gjykuar vetëm një takim, atë mes Sherif Tiraspol- Shahjtor në dhjetor 2021.

Asistentët e tij do të jenë: Dovidas Suzidelis, Aleksandër Radius dhe Robertas Valikonis. Ndërsa në VAR do të jenë spanjollët Munuera dhe ndihmësasistenti Prieto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat