Ranieri: Serie A është e paparashikueshme

Futboll

Ranieri: Serie A është e paparashikueshme

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:24
Ranieri

Mbreti Claudio, Zoti i futbollit. 50 vite futboll mes fushës dhe 1335 stolave, titulli i Premier League me “përrallën” Leicester. Mes të shkuarës dhe të tashmes, trajneri 70-vjeçar romak bisedoi me Alessandro Vocalelli, i cili e quajti atë CR70 i trajnerëve italianë.

Njeriu që “kishte shumë ëndrra, që gjithmonë donte të përmirësohej duke ndryshuar”, që ngjiti Cagliari në Serie A, fitoi Kupën e Italisë me Fiorentinën, që drejtoi Romën dhe Juventusin e tij, Napolin dhe Interin, Valencia në La Liga dhe triumfoi në Angli, tha për kampionatin e sotëm italian:

“Kush e fiton titullin? Nuk mund ta parashikosh, sidomos këtë edicion. Kush e fitoi Formula 1 vitin e kaluar? Verstappen në kthesën e fundit. Do të jetë një luftë e ethshme, Milani dhe Napoli po shkojnë shumë mirë, Atalanta ka ndryshuar shumë, por janë aty edhe Interi me Juven. Duken të vonuar, por nuk mund t’i përjashtojmë nga titulli. Roma do të luftojë, po është një kampionat i bukur që vërtet mund të zgjidhet në javën e fundit”.

Kush e fiton Ligën e Kampionëve? “Është si një lotari, a ju kujtohet Real Madridi edicionin e kaluar…?” Për futbollin e “stilit italian”, Ranieri është i qartë: “Tifozi argëtohet nëse skuadra përpiqet të fitojë, përpiqet të sulmojë, përpiqet të shënojë”.

Për kolegët e tij: “Pioli dhe Spalletti janë trajnerët që më intrigojnë më shumë. Nuk e kuptoj Spalletti vetëm kur flet. Pioli? Milani besoi tek ai, më pëlqen ta shoh. Napoli argëtohet dhe mund ta shihni në çdo veprim. Jashtë vendit më pëlqen Klopp”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat