Liverpooli dhe Chelsea në garë për një lojtar

Futboll

Liverpooli dhe Chelsea në garë për një lojtar

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:57
Liverpooli dhe Chelsea në garë për një lojtar

Liverpooli dhe Chelsea raportohet se kanë shprehur interesim për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedon.

Gazetari Ben Jacobs ka bërë të ditur se “Të Kuqtë” ishin të interesuar për lojtarin, që nga koha kur ai luante te skuadra nga Ekuadori, Independiente del Valle.

Megjithatë, sipas tij, një transferim nuk ndodhi pasi klubi nga “Anfield” kishte probleme në kompletimin e transferimit shkaku i një numri të madh agjentësh që ishin rreth Caicedos.

Brighton më pas pagoi për të 4.5 milionë funte – por pagoi komisione prej shuma të mëdha ndaj agjentëve.

Klubi anglez tani pritet që të marrë oferta për 20-vjeçarin në afatin kalimtar të dimrit. Brightoni thuhet se do të kërkojë së paku 50 milionë funte për të.

Dhe, disa klube të njohura nga Premierliga, përfshirë Liverpoolin dhe Chelsean, po monitorojnë situatën e tij.

Kontrata e ekuadorianit me Brightonin është e vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Për momentin, Caicedo thuhet se nuk po mendon për të ndryshuar klubin. Por, oferta ai mund t’i shqyrtojë pas mbarimit të Kampionatit Botëror.

Mosies Caicedo këtë sezon ka regjistruar gjashtë paraqitje me Brightonin në Premierligë dhe ka shënuar një gol.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat