Allegri kundër Simeones dhe Mourinhos

Futboll

Allegri kundër Simeones dhe Mourinhos

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:44
Allegri kundër Simeones dhe Mourinhos

Një tjetër skuadër është futur në garë për Caglar Söyüncü: mbrojtësi i datëlindjes 1996 është drejt largimit nga Leicester dhe mund të përfundojë në Serinë A tek Juventus.

Zgjerohet kështu lista e skuadrave të interesuara për mbrojtësin turk, i cili është afër skadnecës së kontratës që ka me klubin e Premier League.

Te Dhelprat që nga viti 2018-të ai u mor nga Freiburg-u për reth 20 milionë euro dhe sot vlera e tij është rreth tridhjetë milionë euro.

Prej kohësh, në gjurmët e tij është Roma, që sfidon Atletico Madrid për të siguruar shërbimet e mbrojtësit turk, aktualisht i ndalur nga një problem në gju.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon verën e ardhshme dhe ai do të jetë i lirë të arrijë një marrëveshje me një ekip të ri që në merkaton e janarit.

Në garën dyshe mes Atletico-s dhe Roma-s mund të ndërhyjë Juventus, që synon ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat