Bardhi: Secili prej nesh të mendojë mirë se si do të luajë në kombëtare

Futboll

Bardhi: Secili prej nesh të mendojë mirë se si do të luajë në kombëtare

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:45
Bardhi

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardi, pas ndeshjes me Bullgarinë theksoi mirënjohjen ndaj tifozëve, për mbështetjen e madhe nga tribuna.

Bardhi regjistroi paraqitjen e tij të 50-të me fanellën e kombëtares dhe pas ndeshjes me një dozë autokritike për veten dhe shokët e skuadrës, bëri edhe thirrje të gjithëve që të mendojnë me kujdes për sjelljet serioze dhe të përgjegjshme në momente të caktuara në fushë.

“E di që nëse shikojmë realisht kemi merituar më shumë nga këto ndeshje, por duhet të them gjithashtu se pas gjithçkaje që na ka ndodhur, secili prej nesh, duke filluar nga unë, duhet të mendojë mirë përpara se të vijë në takimin e radhës dhe duhet të jemi më seriozë dhe më të përgjegjshëm në fushë, sepse ua kemi borxh këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm.

Dua të shpreh një falënderim të madh për tifozët që na mbështetën në masë, dhe pas ndeshjes na brohoritën dhe treguan se besojnë shumë tek ne. Prandaj ne lojtarët duhet të mendojmë mirë kur performojmë për kombëtaren dhe bashkë me publikun duhet të jemi të duruar sepse kemi një të ardhme përpara dhe suksese të reja mund të arrijmë vetëm së bashku…

Një ndeshje e tërë me një lojtar më pak është vërtet e vështirë, por pavarësisht kësaj, në pjesën e dytë realisht patëm disa raste 100% Alioski, Doriev…, por përsëri, si në Gjeorgji, nuk i shfrytëzuam. Ne e prisnim shumë ndeshjen me Bullgarinë. Por që nga minuta e dhjetë mbetëm me një lojtar më pak dhe kjo prishi shumë gjëra. Në çdo rast, po të shikosh gjithçka, nuk e meritonim humbjen”, tha mes tjerash Enis Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat