Kosova po rrezikon shumë

Futboll

Kosova po rrezikon shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:05
Kosova

Të gjitha matematikat janë të mundshme! Jo gjithmonë fiton favoriti.

Grupi 2 i Ligës së Kombeve, Divizioni C, është i komplikuar dhe tri kombëtare janë të rrezikuar që të bien në Ligën D! 

Kosova duhet të jetë vigjilente sepse me ndonjë gabim eventual mund të bie në Ligën D! 

Kosova është favorite dhe pritet të fitojë ndaj Qipros, në ndeshjen e fundit të grupit, që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova i ka gjasat reale që të përfundojë në pozitën e dytë. Varianti më i keq është nëse Irlanda e Veriut merr pikë të plota ndaj Greqisë dhe Kosova mposhtet, do të ishte katastrofa më e madhe! Kosova do të bie në Ligën D.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për lojën e sotme e cila është si finale, nëse jo fitore të paktën një pikë mjafton për të mos rrezikuar sepse askush nuk e di se si do të përfundojë sfida mes Greqisë dhe Irlandës së Veriut.           
Qipro kryeson me 12 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda e Veriut 5 dhe Qipro me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat