Trajneri i kombëtares Europiane pezullohet për ngacmim

Futboll

Trajneri i kombëtares Europiane pezullohet për ngacmim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:31
Trajneri i kombëtares Europiane pezullohet për ngacmim

Një skandal me drita të kuqe ka plasur te kombëtarja e Maltës. Federata ka pezulluar ditën e sot nga detyra trajnerin Devis Mangia. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizmi i futbollit në një shënim.

Aty sqarohet se vendimi është marrë “pas një sinjalizimi të marrë për një shkelje të pretenduar të politikave të saj”. 

Ndërkohë mediat vendees kanë bërë me dije se me shumë gjasa kemi të bëjmë për tentativa seksuale kundër një ose më shumë lojtarëve të kombëtares malteze. Mangia mbërriti në krye të Maltës në vitin 2019 pas eksperiencave italiane me Palermon në Serie A dhe Spezia, Bari dhe Ascoli në B.

Tekniku ishte gjithashtu edhe trajner i ekipit përfaqësues U-21 të Italisë. 48 vjeçari ka qenë edhe më parë subjekt i akuzave të ngjashme.

Mangia ka dhënë disponibilitetin e plotë për qartësimin e fakteve në fjalë. Federata Malteze nuk do të bëjë komente të mëtejshme derisa çështja të zbardhet. E ndërkohë i ka besuar drejtimin e kombëtares malteze, për ndeshjen ndaj Izraelit, zëvendësit Davide Mazota.

Mangia ishte akuzuar në të kaluarën se kishte pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një lojtar. Bëhej fjalë  kur ai ishte trajner i ekipit rumun të Universitatea Craiova. Akuzat u bënë nga një tjetër ish-trajner, Viktor Pițurca, i cili pretendoi se Mangia kishte bërë komplimente të papërshtatshme ndaj një lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat