Skuadra e Ferizajt përforcohet me një futbollist kroat, Mateo Panadiç.
Në fakt, ferizajasit e nisin edicionin me sistemin vetëm 05, pra të gjithë lojtarët nga qyteti dhe rrethina, por me kohë e kuptuan se vetëm me 05 nuk shkohet tutje duke marrë parasysh lëndimet dhe fondin jo edhe aq të pasur me lojtarë.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Mateo Panadiç.
Panadiç është sulmues që luan në qendër dhe në krahun e majtë të sulmit. Karrierën e tij e ka filluar në ekipin e
Goricas të Kroacisë, për të vazhduar në Schalke 04. Së fundmi ishte pjesë e Rudar Velenje.
Panadic është 27 vjeçar dhe me përvojen e krijuar në klube të ndryshme nëpër Evropë, do të na shërbej edhe neve për të rritur cilësinë brenda ekipit.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Mateos, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë”, njofton FC Ferizaj.