Silva e kërkon largimin, City i do 90 milionë euro për të

Futboll

Silva e kërkon largimin, City i do 90 milionë euro për të

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:11
Silva e kërkon largimin, City i do 90 milionë euro për të

E ardhmja e Bernardo Silvas është bërë një temë aktuale tek Manchester City.

Klubi anglez, i cili rrezikoi ta humbiste yllin portugez gjatë verës që shkoi, e ka planifikuar një takim me lojtarin dhe me menaxherin e tij për të diskutuar rreth situatës aktuale me të.

Edhe pse trajneri Pep Guardiola e konsideron Silvan si mjaft të rëndësishëm, ish-futbollisti i Monacos duket se e ka kërkuar largimin.

Për këtë siguron mediumi anglez “Daily Mail”.

Më saktësisht, përfaqësuesi portugez synon të transferohet në Spanjë tek Barcelona.

“Citizens” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin lojtarin e krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, por për të i kërkojnë 90 milionë euro.

Nga ana e tyre, “Blaugrana” nuk e kanë prezantuar ende ofertën për Silvan, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat