​Infantino për tragjedinë në Indonezi: Ditë e zezë për futbollin

Futboll

​Infantino për tragjedinë në Indonezi: Ditë e zezë për futbollin

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:40
​Infantino

Të paktën 125 persona kanë vdekur në një përplasje në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të futbollit në botë.

Qindra të tjerë u lënduan gjithashtu si pasojë e humbjes së ekipit Arema FC dhe më pastaj gjatë daljes nga stadiumi nga tollovia e shkaktuar.

Përplasja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës tifozët që pushtuan fushën.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas kësaj ngjarje duke thënë se kjo është një ditë e zezë për futbollin.

“Një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit tonë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat