Vjen fitorja e parë e Leipzigut, buzëqesh edhe Salzburgu

Futboll

Vjen fitorja e parë e Leipzigut, buzëqesh edhe Salzburgu

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 20:49
Vjen fitorja e parë e Leipzigut, buzëqesh edhe Salzburgu

Zgjohet më në fund Leipzigu.

Skuadra gjermane, e cila edhe në Bundesligë këtë sezon ka një ecuri me shumë luhatje, mori fitoren e parë në fazën e grupeve të Championsit pas dy humbjeve radhazi me Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetskun.

“Demat e Kuq” mposhtën 3-1 Celticun me gola të Nkunkou dhe Andre Silvës ( realizoi dygolësh), ndërsa finalizimi i miqve, që mban firmën e Jotas, i vlejti vetëm për statistikë ekipit skocez. Kur ka mbetur për t’u zhvilluar gjysmë e ndeshjeve, Leipzigu ka shanse reale për ta kaluar fazën e grupeve.

Në takimin mes Salzburgut dhe Dinamos së Zagrebit vendosi goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat