Barcelonës i mjaftuan 45 minuta e parë për të kryer punë me Athletic Bilbaon, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:0.
Një fitore shumë e rëndësishme për katalunasit në luftë për titullin e kampionit.
Bilbao nuk i bëri ballë sulmit të djelmoshave të trajnerit Xavi Hernandez.

Lewandowski
Dembele (12'), Roberto (18'), Lewandowski (22') e Torres (73’), realizuan për fitoren e thellë.
Lewandowski asistoi edhe në golin e parë.
Futbollisti Lewandowski udhëheq listën e shënuesve me 12 gola, duke lënë pas Iglesias (Betis) e Joselu (Espanyol) secili ka nga 7 gola.
Barcelona është në vend të dytë me 28 pikë, ka tre me pak se lideri Real Madridi dhe Bilbao renditet në të 6-tin me 18 sosh.