Reece James dëmtoi gjurin në ndeshjen e Chelsea-t ndaj Milan teksa pjesëmarrja në Botërorin e Katarit me Anglinë është vendosur në një pikëpyetje të madhe. Megjithatë, mbrojtësi i djathtë nuk dorëzohet dhe për The Sun shprehet se do të bëj gjithçka për të parë emrin e tij në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Gareth Southgate.
“Më duhet të punoj shumë javët e ardhshme për të parë më pas gjendjen në momentin kur trajneri Southgate do të publikoj listën e të grumbulluarve.
Do të përpiqem në maksimum që të mos mbetem jashtë Botërorit, tani është shpejt të flasim për diçka të sigurt. Kam kaluar dy javë duke u marrë me rehabilitimin dhe stafi i Chelsea-t nuk më ka komunikuar cilat janë shanset e mia për në Botëror.
Do të varet shumë nga mënyra si unë do të ndjehem dhe koha në të cilën do të shpallet lista. Por, është e vështirë pasi bëhet fjalë për një dëmtim që mund të marrë shumë kohë dhe vjen në një periudhë shumë të çuditshme. Do të jap më të mirën time dhe nëse nuk ia dal nuk do të më mbetet peng asgjë pasi e di se kam bërë maksimumin”, u shpreh James.