Xavi mesazh Barçës

Futboll

Xavi mesazh Barçës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:22
Xavi mesazh Barçës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij, që të mos i shesin Frenkie de Jong dhe Marc-Andre Ter Stegen, raportojnë mediat spanjolle.

Klubi katalonas është duke menduar t’i shesë disa lojtarë në mënyrë të gjenerojë të ardhura pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

‘Blaugranat’ po mendojnë të shesin De Jong dhe Ter Stegen nga të cilët Barcelona mendon të përfitojë 80 milionë euro.

Megjithatë, të dy lojtarët ende janë pjesë e planeve të Xavit, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të mos i shesë De Jong-un dhe Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat