Deschamps: Danimarka është një ekip i nënvlerësuar

Futboll

Deschamps: Danimarka është një ekip i nënvlerësuar

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Deschamps

Në stadiumin “974” të Dohas, kampionët e Botës në fuqi, Franca, do të presë Danimarkën, në një ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare.

Në prag të ndeshjes tekniku i “gjelave”, Didie Deshamp, foli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar ndryshimet e mundshme të formacionit, ku u shpreh se synimi i tij është të sigurojë arritjen e një ndeshjeje perfekte.

“Mund të bëj gjithçka. Përveç golit, ndaj Australisë kemi gabuar në katër situata, ku duhet t’i menaxhonim më mirë situatat. Është në rregull që ndodhi vetëm kundër Australisë, por janë ende katër situata…

Është e qartë se ka disa gjëra që mund t’i përmirësojmë çdo herë, edhe nëse kemi treguar shumë cilësi në sulm.

Idealja për të gjitha skuadrat është të jesh i rrezikshëm dhe të mos pësojmë gol. Le të sigurohemi që t’i afrohemi ndeshjes perfekte. Më pas, nëse do të ndryshoj apo jo, do ta lë në dorën tuaj të debatoni”, u shpreh Deshamp në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat