Xavi do ta përcjellë nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani

Futboll

Xavi do ta përcjellë nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do ta përcjellë sot nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani.
Kombëtarja e Spanjës dhe Gjermanisë përballen sot në kuadër të grupeve të Kampionatit Botëror Katar 2022.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Xavi Hernandez do të jetë në tribunat e stadiumit.

Trajneri i Barcelonës thuhet se do të jetë aty për të parë nga afër mesfushorin e Gjermanisë, Ilkay Gundogan.

Ylli i Man City, Gundogan lidhej me një kalim të mundshëm te Barca edhe gjatë verës së kaluar, por një lëvizje e tillë s’u kompletua asnjëherë.

Barcelona duket se planifikon ta transferojë gjermanin gjatë verës së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat