Shkëndija gabon në Tetovë

Futboll

Shkëndija gabon në Tetovë

Nga: K. G. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:12
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës gabon si vendas, duke luajtur baras 0:0 me Tikveshin e Kavadarit, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Skuadra e Kavadarit ia prishi festën e ditëlindjes “Ballistëve”. 

Shkëndija dominoi, pati raste por në fund u mjaftua vetëm me një pikë. 

Shkëndija renditet në pozitën e tretë me 25 pikë dhe ka dy më shumë se Tikveshi në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat