Trajneri që besoi te Kristjan Asllani emërohet në krye të Ternanës

Futboll

Trajneri që besoi te Kristjan Asllani emërohet në krye të Ternanës

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:16
Trajneri që besoi te Kristjan Asllani emërohet në krye të Ternanës

Tashmë është zyrtare, Aurelio Andreacoli është trajneri i ri i skuadrës së Ternanës, ekip që militon në Serinë B italiane.

Tekniku që besoi te aftësitë e fantazistit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani te Empoli sezonin e kaluar, ka bërë një lëvizje surprizë duke vijuar karrierën e tij si trajner te një ekip i Serisë B.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi nga Umbria, të cilët me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Twitter”, kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin 69-vjeçar.

Përveç Empolit, më parë Andreacoli ka qenë trajner i Xhenoas, Alesandrias, Grosetos, Alianezes, Tempios, Fiorentina U-17, Masezes, Lukeze U-19, Kastelnuovos, Pietrantas dhe si zv. trajner i Romës dhe i Udinezes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat