Ramadani: Fatkeqësisht nuk kemi pasur rezultatet e dëshiruara

Futboll

Ramadani: Fatkeqësisht nuk kemi pasur rezultatet e dëshiruara

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:45
Ramadani

Shkëndija e Tetovës kanë mbyllur përgatitjet për duelin e fundit kampional për vitin 2022 kur të dielën në Shkup ndeshemi me Makedonija Gj.P.. Kërkesa e tanëve është fitorja dhe futbollistët dukem të determinuar të japin më të mirën për të dalë me tre pikë nga kjo transfertë e vështirë.

Përallja Makedonija Gj.P. – Shkëndija luhet të dielën në Shkup me fillim në orën 13:00. 

Reshat Ramadani, tha: “Pasi xhiron e ardhshme jemi të lirë, praktikisht për ne sezoni vjeshtor mbyllet të dielën dhe një javë para tjerëve. Natyrisht se jemi të bindur për të dhënë gjithçka nga vetja për ta mbyllur vitin me fitore.”

“Makedonija Gj.P. sipas vlerësimit tim nuk meriton vendin aktual në tabelë, por realisht edhe Shkëndija gjithashtu besoj se duhej të ishte më lartë.

Fatkeqësisht nuk kemi pasur rezultatet e dëshiruara dhe pretendojmë të fitojmë duelin e fundit për të marrë tre pikët që kemi në lojë. Do jetë ndeshje derbi, edhe vendasit kanë llogaritë e tyre, por nëse ne jemi në nivel dhe luajmë ashtu si dimë, besoj se dalim me fitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat