Kjo është befasia e radhës e Granit Xhakës

Futboll

Kjo është befasia e radhës e Granit Xhakës

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:16
Granit Xhaka dhe Johannes Ucan

Johannes Ucan dhe Granit Xhaka do të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët në pranverën e vitit 2023. 

“Granit Xhaka aktualisht po lë gjurmë me kombëtaren e Zvicrës në Katar. Kapiteni e udhëhoqi skuadrën në të tetën e finales së Kupës së Botës dhe do ta takohen me Portugalinë (të martën nga ora 20:00).

30-vjeçari e bëri sërish të qartë se është lider i qartë i kombëtares së Zvicrës. Ai tani dëshiron të përdorë cilësitë e tij drejtuese edhe jashtë fushës.

Xhaka hyn në mesin e sipërmarrësve të modës.

Ylli i Arsenalit tashmë është i regjistruar në regjistrin tregtar të kantonit të Luzernit, siç raporton ‘Handelzeitung’. Kompania Jucan × Xhaka u themelua në Horw. Ylli i Kombëtares është i regjistruar si bord drejtues.

Sipas informacioneve të “20 min”, themelimi i kompanisë ka nisur para fillimit të Kupës së Botës.

Nisja është planifikuar për pranverën e vitit 2023"m shkruan media zvicerane.

Johannes Ucan, bashkëthemelues dhe pronar i markës së modës Jucan, e konfirmon këtë kur u pyet nga “20 Min”.

“Me Granitin jemi miq prej kohësh, ai më ka mbështetur gjithmonë me markën e kostumit tim”. 

Këtë po e shohin aktualisht edhe teleshikuesit e SRF dhe Blue.

Kapiteni i kombëtares reklamon kostumet Jucan atje së bashku me Djibril Sow dhe Haris Seferoviq. Ucan e kishte qepur edhe kostumin për dasmën e kapitenit të kombëtares.

 “Çfarë saktësisht, nuk mund t'ju them ende. Vetëm kaq: Nisja do të jetë në pranverën e vitit 2023. Në fund të fundit, Graniti është ende i zënë në Kupën e Botës, shpresojmë edhe për disa ditë të tjera”, tha Ucan”, transmeton “20min".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat