Trajneri i Japonisë bën një veprimin mahnitës në “Katar 2022”

Futboll

Trajneri i Japonisë bën një veprimin mahnitës në “Katar 2022”

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Trajneri i Japonisë bën një veprimin mahnitës në “Katar 2022”

Japonia është eliminuar ditën e djeshme nga Kroacia gjatë goditjeve të penalltive.

Kështu, rrugëtimi i tyre në këtë Kupë Bote përfundoi në fazën e 1/16. Tifozët japonezë dhe lojtarët, kanë qenë në vëmendje të mediave për veprimin që kanë bërë në këtë turne.

Tifozët pas çdo përfundimi të një ndeshje, pastronin shkallët e stadiumit ku ata qëndronin.

Por jo vetëm tifozët, edhe lojtarët bashkë me stafin pastronin në mënyrë perfekte dhomën e zhveshjes duke lënë një rregull të jashtëzakonshëm.

Këtë herë, vëmendjen e mori trajneri i kombëtares së Japonisë, Hajime Moriyasu. Tekniku i Japonisë pas përfundimit të ndeshjes kundër Kroacisë, është përkulur para tifozëve në mënyrën që japonezët e bëjnë, një foto që ka bërë xhiron në të gjitha rrjetet sociale duke i bërë të gjithë ndjekësit e këtij turneu të ndjehen të emocionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat