Zyrtare: Hazard pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës

Futboll

Zyrtare: Hazard pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Eden Hazard

Eden Hazard e ka njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Belgjikës.

31 vjeçari ka vendosur që të mos jetë pjesë e një cikli tjetër kualifikues drejt Kampionatit Evropian në vitin 2024, dhe Kupës së Botës në vitin 2026.

Vetëm pak ditë pas eliminimit të Belgjikës në fazën e grupeve në Katar, Hazard i ka dhënë fund karrierës së tij me kombëtare pas 14 vitesh, ku tani do të jetë i fokusuar për ta ringjallur karrierën e tij te Real Madridi.

“Sot un mbylli një kapitull. Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për përkrahjen e padiskutueshme. Faleminderit për momentet e gëzimit që i kemi ndarë që nga viti 2008.

Sot unë vendosa që t’i jap fund karrierës sime me kombëtaren. Gjenerata e re është e ardhshme. Do të më mungoni tej mase”, shkroi Hazard në “Instagram”.

Hazard bëri debutimin e tij te Belgjika si një fenomen 17 vjeçar, duke u inkuadruar në ndeshjen kundër Luksemburgut më 19 nëntor të vitit 2008.

Duke i dhënë fund karrierës së tij te Belgjika pas eliminimit në Katar, ish-ylli i Chelseat ka fituar 126 ndeshje me kombëtaren duke regjistruar 33 gola dhe 36 asistime mbi emrin e tij.

Hazard mbajti shiritin e kapitenit te Belgjika në 56 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat