Duka: Humbëm një njeri të mençur e fjalëpak!

Futboll

Duka: Humbëm një njeri të mençur e fjalëpak!

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:49
Duka: Humbëm një njeri të mençur e fjalëpak!

Një lajm i trishtë bëhet me dije për futbollin shqiptar, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit bën me dije se është ndarë nga jeta, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, Bujar Gogunja.

Gogunja ishte portier i Elbasanit në kohën e artë të kësaj skuadre, pra në vitet 80-të.

Në reagimin e tij, Duka thekson se Gogunja ishte një njeriu i mençur e fjalëpak.

“Të dashur miq të familjes sonë të madhe të futbollit,

Pak minuta më parë mora lajmin e trishtë se miku im i mirë Bujar Gogunja, portieri i madh i Elbasanit të viteve ‘80-të, njeriu i mençur e fjalëpak, u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ish-portieri i Labinotit kampion të sezonit 1983-1984 ishte pjesë e atij brezi të artë të futbollit elbasanas që sollën emocione të mëdha në gjithë futbollin shqiptar. Bujari, ishte një ikonë e portës dhe do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol. Ai mbeti një frymëzim për brezat e rinj dhe kontribuoi për qytetin e tij edhe si trajner portierësh te Elbasani kampion i sezonit 2005-2006.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Kujtimet që na ka lënë, do të jenë gjithmonë të paharruara.

Prehu në paqe Bujar, do na mungosh të gjithëve”-shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat