Lloris: Veteranët duhet të ndihmojnë të rinjët ndaj Anglisë

Futboll

Lloris: Veteranët duhet të ndihmojnë të rinjët ndaj Anglisë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:29
Lloris: Veteranët duhet të ndihmojnë të rinjët ndaj Anglisë

Portieri i kombëtares së Francës, Hugo Lloris, beson se përvoja që ky grup lojtarësh ka në Kupën e Botës, ku janë kampionë në fuqi, do të bëjë diferencën në përballjen e vështirë ndaj Anglisë.

Kjo sfidë është e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022”. Lloris, lojtari me më shumë ndeshje për kombëtaren e “gjelave”, i dërgon nje mesazh rivalëve.

“Lojtarët tanë e dinë shumë mirë se çfarë është presioni i një ndeshje të tillë. Natyrisht që kemi disa fubollistë që nuk kanë qenë të përfshirë në ndeshje të këtij niveli, por ne veteranët do t’i ndihmojmë ata. Kemi biseduar se si luhet dhe përgatitet një sfidë e tillë dhe mendoj se e gjithë skuadra është gati.

Kjo është një çerekfinale e Kupës së Botës dhe e ne e kuptojmë rëndësinë e saj dhe se si ta luajmë këtë ndeshje. Nuk ka shumë për të thënë, ndaj Anglisë është një ndeshje e madhe”, tha Lloris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat