Trajneri i ri i Spanjës: Ramos do të kthehet në Kombëtare

Futboll

Trajneri i ri i Spanjës: Ramos do të kthehet në Kombëtare

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:36
Trajneri i ri i Spanjës

Pas eliminimit të befasishëm nga Botërori në fazën e 1/8-tave teksa u mposhtën nga Maroku në goditjen e 11-metërshave, te Spanja vendosën të ndryshonin trajner. Kështu, Luis Enrique është zëvendësuar nga Luis De La Fuente i cili ishte në krye të Spanjës U21.

Në prezantimin e tij, De La Fuente theksoi se për të është shumë e rëndësishme të rikthej në skuadër shpirtin që e karakterizonte ekipin e vitit 2010 që fitoi Botërorin në Afrikën e Jugut, ndërsa i la “dyert e hapura” edhe për veteranët si Busquets dhe Ramos.

“Dua të rikuperoj shpirtin e skuadrës së vitit 2010. Nuk dua që përreth skuadrës të jenë 48 milionë trajnerë, por 48 milionë lojtarë. Kam bërë futbollistin për 15 vite nga të cilat 13 në divizionin e parë.

Prej 10 vitesh jam në Federatën Spanjolle, kam marrë pjesë në Olimpiada dhe Europianë. Nëse ka dikush që e njeh të ardhmen e futbollit tonë, atëherë ai jam unë. Sa i takon lojtarëve që do të grumbullohen, të gjithë i kanë “dyert e hapura”.

“Nëse Ramos do të jetë në formë atëherë do të grumbullohet, ashtu si edhe të tjerët. Jam i lumtur që Busquets do të vijojë në kombëtare dhe unë mbështetem tek ai. Më pëlqejnë talentet, por edhe veteranët që kanë shumë kontribut në të kaluarën dhe që vijojnë të na japin shumë eksperiencë në fushë dhe jo vetëm”.

“Kur më erdhi propozimi për t’u bërë trajneri i kombëtares, pranova pa asnjë hezitim. Jam një trajner që i jep lirshmëri lojtarëve dhe më pëlqejnë portierët teknikë që mund të luajnë me këmbë pasi aksioni nis nga ata, por para së gjithash duhet të dinë të presin mirë. Nuk jam i lidhur pas një moduli loje dhe mund të ndryshoj në vazhdimësi”, theksoi De La Fuente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat