Agjenti i Hakimit: Achraf është shumë i lumtur te Parisi

Futboll

Agjenti i Hakimit: Achraf është shumë i lumtur te Parisi

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Agjenti i Hakimit: Achraf është shumë i lumtur te Parisi

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar “zëra” të shumtë për të ardhmen e yllit maroken, Achraf Hakimi, i cili zhvilloi paraqitje fantastike në Kupën e Botës, duke e ndihmuar kombëtaren e tij drejt gjysmëfinales së turneut, për herë të parë në historinë e një Kupe Bote.

Megjithatë, ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar se Hakimi është i dashuruar me Interin, dhe se një rikthim i tij në “Giuseppe Meazza” nuk duhet të përjashtohet, por si duket këto zëra do të mbesin vetëm spekulime.

Agjenti i Hakimit, Alejandro Camano foli për të ardhmen e klientit të tij, duke thënë se ai është i lumtur te Paris Saint-Germain.

“Achraf është tejet i lumtur te Paris Saint-Germain dhe ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Nuk ka bisedime ose negociata konkrete me ndonjë klub, Hakimi është 100% i fokusuar te Paris Saint-Germain.”,- tha Camano..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat