Napoli rikuperon yllin e skuadrës për duelin ndaj Romës në fundjavë

Futboll

Napoli rikuperon yllin e skuadrës për duelin ndaj Romës në fundjavë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:44
Kvicha Kvaratskhelia

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti merr lajme të mira tre ditë përpara sfidës me Romën.

Kvicha Kvaratskhelia i cili nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, është rikuperuar tashmë nga gjendja gripale.

21-vjeçari gjeorgjian, është rikthyer stërvitje të Napolit dhe ka kryer pothuajse të gjithë seancën stërvitore.

Synimi i sulmuesit tashmë është që të fillojë si titullar ndaj Romës të dielën në stadiumin “Maradona”.

Ndeshja e fundit e Kvaratskhelia me Napolin ishte përballë Juventusit, në të cilën ai shkëlqeu me një gol dhe 2 asist.

Napolitanët gjenden në vendin e parë të Serie A me 12 pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat