Tragjedi e madhe, talenti humb jetën në komunikacion

Futboll

Tragjedi e madhe, talenti humb jetën në komunikacion

Nga: K.G. Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:21
David Trifkoviq

Futbollisti i ri i Hajdukut të Vela Lukës nga Kroacia, David Trifkoviq (20 vjeç) ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi në rrjete sociale.

“Lajm i hidhur në orët e para të mëngjesit ka goditur Vela Lukën dhe Hajdukun.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Vela Lukës në të cilin humbi jetën lojtari ynë i ri David Trifkoviq.

Ngushëllime të sinqerta familjes  Trifkoviq dhe u prehtë në paqe Davidi ynë", thuhet në njoftimin e klubit e kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat