Bayernit nuk i ndahen barazimet në vitin 2023

Futboll

Bayernit nuk i ndahen barazimet në vitin 2023

Nga: K. G. Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:25
Eintracht

Është barazimi i tretë dhe me rezultat identik (1:1) në vitin 2023. 

Bayerni pas barazimit në konak të Leipzig-ut, pastaj si vendas me Koln-in, sonte gaboi edhe me Eintracht Frankfurtin, në takimin që u zhvillua në “Allianz Arena”.

Tre ndeshjet e janarit me rezultat 1:1, është një tregues se bavarezët kanë krizë të rezultateve.

Futbollisti Sane në minutën e 34-të kaloi në epërsi Bayenin dhe dukej se gjithçka do të shkojë sipas planit të tyre.

Megjithatë iu hasi sharra në gozhdë. 

Në pjesën e dytë, Eintracht ka befasuar duke barazuar rezultatin me golin e futbollistit Kolo Muani pikërisht në minutën e 69-të.

Ndeshjen e përcollën 75 mijë shikues.

Pas javës së 18-të në Bundesliga I, Bayern kryeson me 37 pikë, pasojnë Union Berlini 36, RB Leipzig 35, Freiburg 34, Eintracht 32, Dortmundi 31 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat