Barcelona piketon adoleshentin brazilian

Futboll

Barcelona piketon adoleshentin brazilian

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 19:38
Barcelona piketon adoleshentin brazilian

Vítor Roque është objektiv i Barcelonës për të pasuar Robert Lewandowskin.

Informacioni bëhet i ditur këtë të premte nga “El Mundo Deportivo”, ku thuhet se sulmuesi 17-vjeçar i Athletico Paranaenses është në listën e katalanasve për sezonin e ardhshëm, pasi shihet si një zgjidhje për të zënë vendin e polakut.

Sipas të njëjtit burim, një prej përfaqësuesve të futbollistit pritet të udhëtojë drejt Barcelonës për të biseduar me drejtuesit e “Blaugranave”, pasi Vítor Roque, për të cilin ka interes edhe nga klube të tjera, si PSG dhe Chelsea, u jep përparësi katalanasve.

Sezonin e kaluar, i riu brazilian (pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Brazilit) shënoi shtatë gola dhe dha tre asistime në 36 ndeshje për ekipin e parë të Athletico Paranaenses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat