Gvardiol, largohet në verë dhe ka zgjedhur klubin e ardhshëm

Futboll

Gvardiol, largohet në verë dhe ka zgjedhur klubin e ardhshëm

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:05
Gvardiol

Pas një Botërori të shkëlqyer, me përjashtim të gjysmëfinales ku u ‘shkatërrua’ nga një Messi në versionin Maradona, Joshko Gvardiol pritej të ishte protagonist në merkaton e dimrit.

Por gjërat kanë shkuar ndryshe dhe mbrojtësi kroat është lënë pak në hije, me Leipzig që arriti ta mbajë në ekip.

Të paktën deri në verën e ardhshme, kur lojtari i datëlindjes 2002 do të bëjë kalimin drejt një klubi më të mirë europian.

Sipas informacioneve të mbledhura nga “Calciomercato.it”, njëzetenjëvjeçari me origjinë nga Zagrebi ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të radhës – Real Madridin.

‘Merengues’ e kanë futur në listën e objektivave ​​për vitin e ardhshëm, emri i Gvardiol është ndër të pëlqyerit në Madrid për të hapur një cikël të ri.

Prandaj, klubi i Perezit është në pole position në garën për kartonin e kroatit (vlerësimi i tij është rreth 100 milionë, 110 milionë klauzola), por një marrëveshje me Leipzig – një sfidë shumë e vështirë – ende duhet të gjendet.

Për këtë arsye, alternativa Premier Ligw duhet mbajtur hapur, ku ish-lojtari i Dinamos është i pëlqyer nga disa klube.

Çellsi, me blerjen e Badiashile (gjithashtu mëngjarash), është tërhequr pak, megjithatë rrugët që çojnë te Liverpuli dhe Man. Junajted mbeten në modë.

Vullneti i mbrojtësit, megjithatë, është i qartë – për t’u transferuar në Madrid, ‘sponsor’ është njëfarë Modriçit – dhe në fund mund të bëjë diferencën duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes tij dhe drejtuesve të klubit të markës “Red Bull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat