Laporta: Jemi në rrugën e duhur për titullin në La Liga

Futboll

Laporta: Jemi në rrugën e duhur për titullin në La Liga

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:07
Laporta

Zhoan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në eventin “Gran Gala” të organizuar nga “Mundo Deportivo”.

Ai shprehu dëshirën për të fituar La Ligën këtë sezon, dhe rruga që të çon drejt titullit është ajo e duhura deri më tani.

“Po bëjmë mirë, në fillim të sezonit nuk do ta kishim menduar se do të ishim në krye të tabelëes me 53 pikë, tetë pikë para vendit të dytë.

Na duhet ende shumë punë, përkushtim dhe vetëm përkushtim.

Çavi po punon shumë mirë, ai erdhi në ekip në një kohë të vështirë dhe ka bashkuar shumë lojtarë në mënyrë fantastike.

Këtë vit ëndërroj të fitoj La Ligën, jemi në rrugën e duhur.

Dua një ekip si bordi im i drejtuesve ose si punonjësit që ndihmojnë një kompani që të rritet, i dua të bashkuar”, është shprehur Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat