Allegri: Juventusi duhet të mendojë si të arrijë në 40 pikë

Futboll

Allegri: Juventusi duhet të mendojë si të arrijë në 40 pikë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:49
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dëshiron të shmangë rënien nga Seria A.

“Për momentin është një fakt që na janë hequr 15 pikë dhe duhet të mendojmë se si të fitojmë 40 pikë dhe të shmangim rënien nga Serie A.

Për ironi, kjo është ajo që duhet të mendojmë në radhë të parë, duke ecur përpara hap pas hapi.

Sezoni është i gjatë, ne vazhdojmë rrugëtimin tonë. Jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në Europa League, duam të shkojmë më tej.

Por ne duhet t'i përgjigjemi gjithçkaje me një lojë në fushë, pa iu drejtuar justifikimeve”, tha Allegri në prag të ndeshjes me Salernitanën, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45.

Juventusi aktualisht ndodhet në vendin e 13-të në Serie A me 23 pikë, nëntë më shumë se skuadrat në zonën e rënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat