Mema: Djemtë dhanë maksimumin

Futboll

Mema: Djemtë dhanë maksimumin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:28
Mema

 Kastrioti dhe Erzeni ndanë pikët në javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Pas sfidës foli trajneri i krutanëve, Ardian Mema.

“Të vjen keq mënyra se si pësojmë gol nga ndeshja në ndeshje.

Kjo është keqardhja ime.

Çunat dhanë maksimumin, bëmë çdo gjë siç e kishim përgatitur.

Keqardhje edhe për shpërdorimin e rasteve, sidomos kur e ke superuar kundërshtarin që kishte rënë nga ana psikologjike.

Më vjen keq edhe pjesa e parë për rastet dhe si kemi pësuar golat, kjo të vjen keq më shumë si trajner.

Duhet të jemi shumë të përqendruar, tek topi i parë, duhet të jemi të përgatitur dhe të bashkëveprojmë.

Ndeshja më pëlqeu të them të drejtën, mënyra se si e ekzekutoi ekipi lojën, në mbajtje topi ishim superior, por në futboll nëse humb përqendrimin dhe ke gjëra që nuk shkojnë, do të thotë të mos kesh rezultat.

Gjithsesi ky rezultat më jep shpresë.

Ky është futbolli, duhet ta pranojmë siç është”, u shpreh Mema në një prononcim për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat