Reali kalon me lehtësi në finale të Kupës së Botës për klube

Futboll

Reali kalon me lehtësi në finale të Kupës së Botës për klube

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:08
Vinicius Junior

Real Madridi e ka siguruar biletën drejt finales së Kupës së Botës për klube.

Pas plot 90 minutave lojë dhe 10 sosh shtesë të zhvilluara, në stadiumin “Moulay Abdallah” u shënuan plot pesë gola, ku Real Madridi triumfoi lehtësisht ndaj skuadrës së Al Ahlyt.

Reali e mposhti Al Ahlin me rezultat bindës 4:1, ku golashënues te madrilenët ishin Vinicius Junior (minuta e 42’), Federico Valverde (minuta e 46’), Rodrygo (minuta e 90+2’) dhe Sergio Arribas (minuta e 90+8’).

Ndërkaq, golin e nderit për egjiptianët e shënoi Ali Maaloul nga penalltia në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali tani vazhdon në finale të kësaj gare, ku atje e pret skuadra e Al Hilalit.

Rezultati final, 4:1 në favor të Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat